Ndërlidhjet

Vetëvritet nga kulla më e lartë në botë


Një njeri, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka bërë vetëvrasje duke u hedhur nga kulla më e lartë në botë në Dubai.

Sipas vlerësimeve të shërbimeve të sigurisë, njeriu ishte hedhur nga kati i 147-të i kullës Burxh Kalifa, e lartë 828 metra, dhe kishte përfunduar 39 kate më poshtë duke rënë në katin e 108-të.

Kjo është vetëvrasja e parë nga ndërtesa më e lartë në botë, e cila u përurua në janar, 2010.
XS
SM
MD
LG