Ndërlidhjet

logo-print

Siria liron 300 protestues



Vëzhguesit e të drejtave të njeriut në Siri thanë se qeveria ka liruar 300 persona të arrestuar në qytetin bregdetar të Banias.

Të njëjtat burime pohojnë se në këtë qytet tashmë është rikthyer furnizimi me ujë dhe energji elektrike. Tanket vazhdojnë të jenë në rrugët e qytetit, derisa në paraburgim vazhdojnë të jenë dhe 200 aktivistë anti-qeveritarë.

Prej disa javësh Siria është përfshirë nga protesta kundër regjimit 40 vjeçar të familjes së presidentit Bashar al Assad. Protestuesit kërkojnë reforma demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Në planin ndërkombëtar Siria është tërhequr nga planet për të garuar për një vend në Komisionin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, struktura më e lartë e organizatës botërore në fushën e lirive njerëzore.
XS
SM
MD
LG