Ndërlidhjet

Sot hapet Festivali i filmit në Kanë


Festivali i 64-të i filmit në Kanë do të nis sot në rivierën franceze. Këtë vit, festivali hapet me filmin e regjisorit amerikan, Vudi Allen, “Midnight in Paris” apo “Mesnatë në Parisë, në të cilin, Karla Bruni, zonja e parë e Francës, e luan një rol të vogël.

Festivali 11 ditor i filmit ne Kanë, festival ky që mbahet çdo vit, është më i madhi në tërë botën.

Këtë vit po garojnë 20 filma për çmimin kryesor, Palma e Artë, i cili i jepet filmit që konsiderohet më i miri i garës. Çmimet kësaj radhe do të ndahen më 22 maj.
XS
SM
MD
LG