Ndërlidhjet

BE hap zyrë në Bengazi


Bashkimi Evropian ka thënë se planifikon hapjen e një zyreje në qytetin lindor libian të Bengazit, që të lehtësojë ndihmën për autoritetet rebele të vendosura në këtë qytet.

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, e ka bërë të ditur këtë lajm sot në Parlamentin Evropian në Strasburg.

"Unë kam për qëllim që të hap një zyrë në Bengazi që te kemi mundësi ta shtyjmë para përkrahjen që ne e kemi diskutuar për popullin, për shoqërinë civile dhe Këshillin Kombëtar Tranzicional”, deklarojë Eshton.

Në anën tjetër, dëshmitarët në Tripoli, thonë se disa shpërthime e kanë tronditur sot pjesën lindore të kryeqytetit libian, për pothuajse një orë.

Qeveria e liderit libian, Muamer Gadafi, ka thënë se katër fëmijë janë lënduar, dy prej të cilëve seriozisht, nga xhamat që ishin hedhur në ajër për shkak të bombardimeve të NATO-s në Tripoli.

Në qytetin Misrata, rebelët thonë se ata i kanë shtyer tutje forcat qeveritare dhe se po i rrethojnë ata në aeroportin e qytetit.

Rebelët thonë se ata e kanë marrë kontrollin mbi qytezën Zarik, në perëndim të Misratës, të vetmin qytet që e kontrollojnë rebelët në pjesën perëndimore të Libisë.
XS
SM
MD
LG