Ndërlidhjet

Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe regjimit në Siri


Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë thënë se në qytetin qëndror sirian, Homs, po dëgjohen shpërthime dhe gjuajtje me armë. Mijëra sirianë të inspiruar nga kryengritjet popullore në Tunizi dhe Egjipt kanë nisur protestat kundër regjimit autoritar të Presidentit, Bashar Al Asad në muajin mars.

Ky i fundit ka dërguar tanket për të sulmuar protestuesit në disa qytete, ndërsa aktivistët për të drejtat e njeriut besojnë se deri më tash 800 persona janë vrarë. Mijëra kundërshtarë të regjimit deri më tash janë arrestuar.
XS
SM
MD
LG