Ndërlidhjet

Iran: Shtyhet seanca dëgjimore për dy amerikanët


Në Teheran është shtyrë seanca dëgjimore për dy amerikanët që akuzohen për spiunim në Iran.

Gjykata nuk dha asnjë arsye për shtyrjen e seancës apo ndonjë datë për sesionin e radhës.

Shejn Bauer dhe Xhosh Fatal u arrestuan në korrik 2009 së bashku me amerikanen tjetër, Sara Shurd, pasi kishin kaluar nga Iraku në Iran.

Shurd u lirua me kusht në Shtator ndërsa pasi u kthye në SHBA tha se nuk do kthehet në Teheran të përballet me gjykimin.

Të tre personat kanë hedhur poshtë akuzat pasi kanë thënë se e kanë kaluar kufirin pa dashje.
XS
SM
MD
LG