Ndërlidhjet

BE vlerëson lartë zgjedhjet në Shqipëri


Bashkimi Evropian i ka ndjekur për së afërmi zgjedhjet lokale të së dielës në Shqipëri, deklaroi Natasha Batler, zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Batler tha se BE-ja konsideron se qytetarët shqiptarë dolën në zgjedhje në numër jo të zakonshëm, dhe se struktura administrative e zgjedhjeve siguroi një proces të qetë në ditën e zgjedhjeve.

Ne e vlerësojmë lartë përfshirjen e qytetarëve në një proces të këtillë demokratik, tha Batler.

Këto zgjedhje u zhvilluan në një atmosferë të tensionuar me polarizim të lartë. Raporti për vlerësimin përfundimtar do të varet kryesisht nga sjellja gjatë gjithë procesit, përfshirë numërimin dhe trajtimin e ankesave të mundshme”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian.

Batler tha se mbajtja e zgjedhjeve në pajtim me standardet evropiane dhe ndërkombëtare është prioritet kyç në hapat e ardhshëm të Shqipërisë drejt integrimeve evropiane.
XS
SM
MD
LG