Ndërlidhjet

Greqi: Protesta kundër masave të qeverisë



Greva e përgjithshme 24 orëshe e ka bllokuar sot shumicën e shërbimeve publike në Greqi, ndërsa mijëra njerëz kanë marshuar në kryeqytet kundër masave të kursimit të qeverisë.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe granata trullosëse për t’i shpërndarë mijëra të rinjtë që hedhnin gurë dhe kokteje molotovi në qendër të Athinës.

Greva përkon me vizitën e delegacioneve të Bashkimit Evropian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Athinë për të inspektuar gjendjen financiare të vendit.

Vitin e kaluar Greqia pranoi ndihma tre vjeçare prej 110 miliardë euro nga BE-ja dhe FMN-ja, por ka pasur spekulime se Greqia mund të ketë nevojë për milarda euro shtesë për të përballuar borxhin e madh.
XS
SM
MD
LG