Ndërlidhjet

13 vende evropiane zotohen të luftojnë dhunën ndaj grave


Trembëdhjetë vende evropiane u zotuan sot të luftojnë dhunën kundër grave kur e nënshkruan konventën për luftimin e abuzimit gjatë një takimi të ministrave të Këshillit të Evropës në Stamboll.

Franca, Gjermania, Greqia, Spanja dhe Turqia janë në mesin e vendeve nënshkruese të traktatit, i cili "hap rrugën për krijimin e kornizës ligjore në nivel panevropian për t'i mbrojtur gratë nga çdo lloj i dhunës".

Konventa gjithashtu bën thirrje për miratimin e legjislacionit të nevojshëm për të eliminuar çfarëdo arsye që justifikon dhunën ndaj grave në proceset gjyqësore.
XS
SM
MD
LG