Ndërlidhjet

Rebelët libianë e marrin aeroportin e Misratës



Rebelët e Libisë e kanë marrë aeroportin e qytetit Misrata pas një beteje të ashpër me forcat e Moamer Gadafit, në kthesën e parë pas disa javë luftimesh.

Raportohet se aeroporti i qytetit të tretë për nga madhësia, i cili dy muaj ishte i rrethuar nga forcat e Gadafit, ka rënë në duart e rebelëve gjatë natës.

Rebelët e kanë kremtuar fitoren duke brohoritur në rrugë dhe duke u vënë zjarrin tankeve të lëna nga trupat e Gadafit.

Në Tripoli, dëshmitarët, thanë se disa shpërthime e tronditën sot pjesën lindore të kryeqytetit.

Bashkimi Evropian tha se planifikon hapjen e një zyre në Bengazi të lehtësojë ndihmën për autoritetet rebele në këtë qytet lindor.
XS
SM
MD
LG