Ndërlidhjet

Fratini: Gadafi në ekzil deri në fund të majit



Shefi i diplomacisë italiane Franko Fratini tha se lideri i Libisë Moamer Gadafi duhet të shkojë në ekzil deri kah fundi i majit.

Fratini ka theksuar se duhet të pritet që deri atëherë Tribunali Ndërkombëtar në Hagë të lëshojë fletëarrest për Gadafin.

Nëse lëshohet fletëarrest do të jetë vështirë të gjendet zgjidhje për mërgimin e Gadafit dhe familjes, tha ai, duke shtuar se disa vende kanë sinjalizuar se janë të gatshme t’i pranojnë.

Kryediplomati italian sqaroi se goditja e Gadafit asnjëherë nuk ka qenë qëllim i intervenimit ushtarak në Libi.
XS
SM
MD
LG