Ndërlidhjet

logo-print

Bomba vret gazetarin në Pakistan



Një gazetar e ka humbur jetën në sulmin me automjet bombë në qytetin verior të Pakistanit, Peshauar, njoftoi shërbimi pakistanez i Radios Evropa e Lirë.

Nasrullah Afridi vdiq të martën kur bomba shpërtheu nën makinën e tij në çastin kur hyri në automjetin.

Afridi punonte për gazetën private "Mashriq" e cila botohet në Peshauar, por raportonte edhe për televizionin zyrtar, ku mbulonte rajonin Bara dhe rajonin fisnor Hyber.

Gazetari kishte pesë fëmijë. Familjarët thanë se ai shkonte t'i marrë karrocat për dy fëmijët invalidë të tij në kohën e shpërthimit të bombës.

Një zyrtar i tha Radios Evropa e Lirë se sulmi ka pasur për qëllim vrasjen e gazetarit.
XS
SM
MD
LG