Ndërlidhjet

Dy qytete të reja rreth Stambollit



Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan e shpalli sot projektin e ri për ndërtimin e dy qyteteve të mëdha rreth Stambollit, me qëllim që të shmangen rreziqet nga ndonjë tërmet i mundshëm.

"Do të fillojmë me ndërtimin e dy qyteteve të reja në Stamboll pas zgjedhjeve më 12 qershor", tha Erdogan.

Sipas tij, njëri qytet do të jetë në pjesën evropiane të Stambollit, kurse tjetri në pjesën aziatike të qytetit.

Qytetet do të kenë nga një milionë banorë ndërsa punimet pritet të fillojnë në vitin 2012.

Erdogan tha se kjo është mënyra e vetme për të penguar që një tërmet i mundshëm të shkaktojë vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve.

Në Stamboll tash jetojnë rreth 15 milionë njerëz.
XS
SM
MD
LG