Ndërlidhjet

logo-print

Lituania i publikon dokumentat sovjetike të KGB-së



Qeveria e Lituanisë i ka publikuar në internet një numër të madh dokumentash për aktivitetet e ish shërbimit sekret sovjetik, KGB, gjatë kohës kur shteti Baltik ishte në Bashkimin Sovjetik.

Duke folur në Vilnius në ceremoninë me rastin e publikimit të dokumentave, kryeministri Andrius Kubilius tha se informatat do të ndihmojnë të rivendoset "drejtësia historike dhe të kundërshtohen pohimet e Kremlinit se Lituania kurrë nuk ishte pushtuar nga ish Bashkimi Sovjetik".

Dosjet e përshkruajnë strukturën, aktivitetet dhe personelin e KGB-së në Lituani në periudhën 1960-1991, kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik dhe Lituania e fitoi pavarësinë.
XS
SM
MD
LG