Ndërlidhjet

Wall Street: Financieri del mashtrues



Raxh Raxharatnam, lojtar kyç në Wall Street, është akuzuar sot për mashtrim dhe komplotim.

Raxharatnam, imigrant nga Sri Lanka, krijoi pasuri të madhe në Shtetet e Bashkuara pasi themeloi një kompani të fondeve.

Departamenti i Drejtësisë e kishte hetuar atë për tregti të brendshme, aktivitet ilegal ku tregtarët pranojnë informacione të brendshme nga punonjësit e kompanisë.

Juria në Manhatan e shpalli fajtor financierin për të gjitha 14 pikat e aktakuzës.

Ai mund të dënohet deri me 20 vjet burg dhe gjobë miliona dollarëshe.
XS
SM
MD
LG