Ndërlidhjet

Shqipëri: Garë e barabartë në Tiranë, në Shkodër fitoi PD-ja


Kandidatët e dy partive më të mëdha në Shqipëri, për kryetar të Bashkisë së Tiranës, po zhvillojnë një garë shumë të ngushtë.

Pas numërimit të 426 prej 485 kutive me fletëvotime, gjendja është e barabartë: Edi Rama i Partisë Socialiste ka fituar 50% të votave, e po aq ka edhe kandidati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pra, situata është 50% : 50%.

Kanë mbetur të numërohen edhe 59 kuti me fletëvotime.

Nga ana tjetër, në qytetin e Shkodrës janë numëruar të 95 kutitë dhe fitues doli kandidati i PD-së, me 64.8% të votave.

Në Elbasan dhe në Durrës ende nuk janë numrëuar të gjitha kutitë, por kandidatët e PS-së avancojnë: në Elbasan gjendja është 59.2% ndaj 40.8%, ndërsa në Durrës 52.4 ndaj 47.6%.

Sot është dita e katërt e numërimit të votave të zgjedhjeve lokale të së dielës në Shqipëri.

Dje, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Natasha Batler, tha se “këto zgjedhje u zhvilluan në një atmosferë të tensionuar dhe me polarizim të lartë”.
XS
SM
MD
LG