Ndërlidhjet

OKB: Këshilli i Sigurimit debaton për Kosovën


Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot debatohet për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Raportohet se Serbia në këtë takim do ta përsërisë kërkesën e saj për zhvillim të hetimeve për akuzat për trafikim të organeve në Kosovë, nën mandatin e Kombeve të Bashkuara.

Në raportin e tij për periudhën prej 16 janarit e deri më 15 prill të këtij viti, sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-mun, theksoi se “UNMIK-u është i gatshëm ta zgjeroj bashkëpunimin e tij të plotë me çfarëdo hetimi, që mund të udhëhiqet”.

Mëtutje, në raport shprehet kënaqësi për fillimin e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit dhe vlerësohet se mbajtja e takimeve në baza të rregullta, me ndihmën e Bashkimit Evropian, është “zhvillim inkurajues”.
XS
SM
MD
LG