Ndërlidhjet

Siri: Vazhdon goditja ndaj protestuesve, 19 të vrarë


Raportohet se së paku 19 vetë janë vrarë në Siri, derisa forcat e sigurisë po vazhdojnë goditjen e tyre kundër protestuesve për demokraci.

Gjatë ditës së djeshme, tanket kanë hapur zjarr kundër hapësirave të banuara në qytetet Homs dhe Harra.

Në Alepo, afër kufirit me Turqinë, forcat e sigurisë e kanë shpërndarë një demonstratë me afro 2 mijë studentë.

E ballafaquar me kritika ndërkombëtare në rritje, Siria ka shpallur se e tërheq kandidaturën e saj për ta kryesuar një trupë për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG