Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan, pesë militantë të vrarë


Zyrtarët e sigurisë së Pakistanit thonë se nga sulmi i sotëm i një aeroplani pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, janë vrarë së paku pesë militantët të dyshuar në Vaziristanin Verior.

Raportohet se ky ishte sulmi i tretë i këtillë në rajonet fisnore të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin, prej 2 majit, kur forcat speciale të Shteteve të Bashkuara, e vranë liderin e al-Kaidës, Osama bin Laden, në një qytet afër Islamabadit.

Zyrtarët thonë se aeroplani pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara, i ka hedhur dy raketa në një makinë në vendbanimin Data Khel në Vaziristanin Verior, me ç’rast u vranë militantët e dyshuar.
XS
SM
MD
LG