Ndërlidhjet

Gara e ngushtë Basha - Rama

  • RFE /RL

Tiranë

Tiranë


Tetë kutitë e fundit me vota të panumëruara të Tiranës, nga zgjedhjet lokale të 8 majit, janë shëndrruar në problem për gjetjen e emrit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Numërimi në njësinë bashkiake numër 5, i paraparë që të fillojë sot në orën 8 të mëngjesit, raportohet se ende nuk ka filluar. Tetë kutitë e fundit ta panumëruara janë nga kjo njësi, ndërsa aty po qëndrojnë edhe ambasadorët e SHBA-ve dhe ai i BE-së, të cilët po bëjnë presion për nisjen e numërimit.

Deri më tash, nga votat e numërua nga 477 kuti, prej 485 sa ka në tërësi, kandidati demokrat, Lulzim Basha ka marrë 50.1%, ndërsa kryetari aktual i Tiranës, kryesocialisti, Edi Rama, ka marrë 49.9%.

Në rang vendi, koalicioni i socialistëve, Aleanca për të Ardhmen, ka fituar 37 bashki ndërsa koalicioni i të djathtëve, Aleanca për Qytetarin, ka fituar 28 bashki.
XS
SM
MD
LG