Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Kryengritësit kurdë e sulmuan një stacion policie


Agjencia shtetëtore e lajmeve e Turqisë, Anatolia, raporton se kryengritësit kurdë e kanë sulmuar një stacion policie në pjesën juglindore të Turqisë dhe i kanë vrarë dy policë.

Mëtutje, kjo agjenci raporton se luftëtarët nga Partia Punëtore e Kurdistanit, që në Turqi është e paligjshme, e ka sulmuar qytetin Silopi, me popullatë shumicë kurde, mbrëmë vonë.

Një polic është vrarë gjatë luftimeve, ndërsa tjetri vdiq në spital nga plagët e pësuara.

Partia Punëtore e Kurdistanit (PPK) ka luftuar për autonomi për kurdët, prej vitit 1984. Lideri i PPK-së, Abdullah Oçalan, që është në burg, ka tërhequr vërejtjen për më tepër dhunë, pas zgjedhjeve parlamentare të Turqisë, të parapara për 12 qershor, nëse qeveria nuk i fillon bisedimet me kryengritësit për ta përfunduar konfliktin separatist.

Raportohet se gjatë këtij konflikti janë vrarë më se 40 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG