Ndërlidhjet

Afganistan, Indi: Zyrtarët e lartë diskutojnë për siguri rajonale


Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh, sot ka arritur në Kabul, për një vizitë dyditëshe.

Pritet që ai do të diskutoj për ndihmën e Indisë për Afganistanin dhe për sigurinë rajonale.

India është njëri nga donatorët më të mëdhenjë për Afganistanin, pasi shpenzon afro 1.3 miliardë dollarë për rindërtim, prej vitit 2001, kur u përmbys regjimi taliban.

India, poashtu, ka rivalitet me Pakistanin për shkak të ndikimit në Afganistan.

India dhe Afganistani shumë herë e kanë akuzuar Pakistanin për strehim të militantëve, të cilët kanë ndërmarrë sulme në vendet e tyre.

Vizita aktuale e kryeministrit të Indisë, Manmohan Singh, është e para në gjashtë vite, ndërsa presidenti afgan, Hamid Karzai, 10 herë e ka vizituar Indinë, prej vitit 2002.
XS
SM
MD
LG