Ndërlidhjet

Shqipëri: Basha në epërsi të vogël, në Shkodër fitoi PD-ja


Kandidatët e dy partive më të mëdha në Shqipëri, për kryetar të Bashkisë së Tiranës, po zhvillojnë një garë shumë të ngushtë.

Pas numërimit të 430 prej 485 kutive me fletëvotime, Lulzim Basha i Partisë Demokratike, udhëheq me një epërsi tejet të vogël, pasi ka 50.1%, ndërsa Edi Rama i Partisë Socialiste, ka 49.9%.

Kanë mbetur të numërohen edhe 55 kuti me fletëvotime.

Nga ana tjetër, në qytetin e Shkodrës janë numëruar të 95 kutitë dhe fitues doli kandidati i PD-së, me 64.8% të votave.

Në Elbasan dhe në Durrës ende nuk janë numrëuar të gjitha kutitë, por kandidatët e PS-së avancojnë: në Elbasan gjendja është 59.2% ndaj 40.8%, ndërsa në Durrës 52.8 ndaj 47.2%.

Sot është dita e katërt e numërimit të votave të zgjedhjeve lokale të së dielës në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG