Ndërlidhjet

Bin Ladeni synonte largimin e SHBA-ve nga Lindja e Mesme


Lideri i al-Kaidës, Osama bin Laden, ishte duke llogaritur se sa amerikanë duhet të vrahen, për t’i detyruar forcat e Shteteve të Bashkuara, që të largohen nga Lindja e Mesme.

Kështu kanë thënë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, të cilët po i analizojnë shkrimet e bin Ladenit, të zbuluara në vendqëndrimin e tij në Pakistan. Këto dokumente janë sjellë në SHBA nga forcat speciale amerikane, që e vranë bin Ladenin, më 2 maj.

Zyrtarët, që kanë folur në kushte anonimiteti, thanë se pesë kompjuterë dhe afro 100 pajisje digjitale, janë gjetur në shtëpinë në Abbotabad, dhe një ditar, që bin Ladeni e kishte shkruar me dorë.

Sipas këtyre zyrtarëve, bin Ladeni u ka thënë mbështetësve të tij se vetëm sulmi masiv i ngjashëm me atë të 11 shtatorit 2001, mund ta detyroj Amerikën, që ta rishqyrtoj politikën e saj në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG