Ndërlidhjet

logo-print

Orban: Maqedonia të nis negociatat me BE-në



Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi se kontesti rreth emrit me Greqinë nuk duhet jë tejë pengesë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian

Pas takimit në Shkup me kryeministrin Nikolla Gruevski , ai u shpreh i bindur se Maqedonia tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim dhe se këtë, sipas tij, tashmë e ka konfirmuar edhe Brukseli zyrtar.

“Kjo është një çështje jo e natyrshme për të cilën duhet të diskutojmë hapur, pasi gjashtë vite që nga marrja e statusit të shtetit kandidat, nuk keni filluar bisedimet për anëtarësim. Kjo situatë askujt nuk i përgjigjet. Nuk më përket mua që të mbaj qëndrim për këtë çështje dypalëshe, por, puna ime është që ti përfaqësoj interesat e Evropës dhe interesi i Evropës është që Maqedonia një orë e më parë të bëhet pjesë e Unionit andaj edhe vlerësoj se bisedimet duhet të tillojnë një orë e më parë“ deklaroi kryeministri hungarez, Orban, vendi i të cilit kryeson me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG