Ndërlidhjet

Gjermani: Demjanjuk dënohet me 5 vjet për ndihmë Nazistëve


Një gjykatë gjermane e ka shpallur fajtor Xhon Demjanjukun për ndihmë në vrasje të të burgosurve në kampet Naziste të vdekjes dhe e ka dënuar me 5 vjet burg.

Gjykata në Munih sot shpalli se 91 vjeçari Demjanjuk, i lindur në Ukrainë, ishte fajtor për ndihmë në vrasjen e 27900 personave, si rojtar në kampin e vdekjes Sobibor, në Poloninë e okupuar, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat.

Demjanjuk ishte deportuar nga Shtetet e Bashkuara në Gjermani në vitin 2009.

Në Shtetet e Bashkuara ai kishte jetuar me dekada.

Në sallën e gjyqit sot ai u soll me karrocë dhe i është ofruar mundësia që për herë të fundit t’i drejtohet gjykatës, por ai ka refuzuar.

Procesi gjyqësor i nivelit të lartë, që ka zgjatur një vit e gjysmë, shihet si njëri nga proceset e fundit, ku janë të involvuar kriminelët Nazistë të luftës.
XS
SM
MD
LG