Ndërlidhjet

logo-print

Britani: Ftohen kryengritësit e Libisë të hapin zyre


Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, tha sot se i ka ftuar kryengritësit e Libisë, që po luftojnë kundër regjimit të Muamer Gadafit, që ta hapin zyre të përhershme në Londër.

Këto komente Kamerun i bëri në Londër, pas takimit me shefin e Këshillit Tranzicional Kombëtar, Mustafa Abdul Jalil.

Kamerun tha se hapja e zyrës së përhershme në Londër do ta “ndihmoj forcimin” e kontakteve të kryengritësve me Britaninë, megjithqë Britania nuk e ka ndjekur shembullin e Francës dhe të Italisë, që e kanë njohur këtë këshill si qeveri legjitime të Libisë.

Sekretari i jashtëm britanik, Uilliem Hejg, tha se Britania po i shqyrtonte kërkesat për furnizim me më tepër pajisje jo vdekjeprurëse për kryengritësit.
XS
SM
MD
LG