Ndërlidhjet

Sulmet ajrore të NATO-s e goditën Tripolin


Raportohet se sulmet e sotme ajrore të NATO-s i kanë goditur disa hapësira në Tripoli, përfshirë edhe kompleksin e Gadafit.

Zyrtarët qeveritarë thanë se së paku dy vetë janë vrarë.

Këto raporte për sulmet e NATO-s në kompleksin e Gadafit, u bënë disa orë pasi lideri i Libisë shkurtazi ishte parë në televizionin shtetëror, që ishte paraqitja e tij e parë në afro dy javët e fundit.
XS
SM
MD
LG