Ndërlidhjet

Prishtinë: Tre persona të lënduar gjatë protestës


Tre persona janë lënduar dhe dy vetura janë dëmtuar gjatë një proteste të mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje, në afërsi të objektit qeveritar, në të cilin po mbahej takimi në mes të shefit të delegacionit serb në bisedimet me palën kosovare, Borko Stefanoviq, dhe zëvendës kryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Brahim Sadriu i tha Radios Evropa e Lirë se për ta vënë situatën nën kontrollë, forcat e policisë kanë përdorur edhe gazin lotsjellës.

Protesta është organizuar në shenjë kundërshtimi me vizitën e zotit Stefanoviq në Kosovë.
XS
SM
MD
LG