Ndërlidhjet

Bellorusi: Dënohen gjashtë opozitarë


Një gjykatë e Bellorusisë ka dënuar me burg gjashtë aktivistë opozitar për pjesëmarrje në protestat antiqeveritare vitin e kaluar.

Një gjykatë e kryeqytetit bellorus, Minsk, ka dënuar gjashtë persona për pjesëmarrje në një grumbullim të paligjshëm më 19 dhjetor gjatë demonstratave kundër rizgjedhjes së Aliksander Llukashenkos si President i shtetit.

Dënimi më i madhë që i është dhënë aktivistëve ka qenë tre vjet e gjysmë burg. Në të njejten kohë, më shumë se 20 aktivistë opozitar po përballen me gjykim për pjesëmarrje në protesta.

Liderët opozitar akuzohen se kanë nxitur protesta të dhunshme për rrëzimin e qeverisë nga pushteti.
XS
SM
MD
LG