Ndërlidhjet

Blejk: Në Azinë Qëndrore s'do ketë "Pranverë Arabe"


Një zyrtar i lartë i Departamentit Shtetit në SHBA ka thënë se karakteristikat politike dhe ekonomike të shteteve të Azisë Qëndrore e bëjnë të pamundur që në të ardhmen të ketë edhe në atë rajon të botës kryengritje të llojit të “Pranverës Arabe”.

Duke dëshmuar para Komisionit amerikan të Helsinkut në Uashington, Robert Blejk, Asistenti i Sekretarit të Shtetit për çështje të Azisë qëndrore dhe jugore, ka thënë se disa nga arsyet që i dallojnë këto dy rajone të botës përfshijnë më pak papunësi në Azinë Qëndrore se sa në Egjipt e Tunizi, si dhe fakti që shtetet aziatike i janë ekspozuar më pak traditave liberalo - demokratike se sa vendet e Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme si dhe mungesa e një opozite kuptimplote në shumicën e rajonit.

Blejk gjithashtu ka folur për ambientin e mediave që kontrollohen ashpër në Azinë Qëndrore dhe përdorimi i pakët i internetit. Blejk ka thënë se rasti i Krigizstanit, më sakt kalimi në republikën parlamentare atje është një burim i „optimizmit“ se reformat demokratike mund të ndodhin në atë rajon.
XS
SM
MD
LG