Ndërlidhjet

Tiranë: Basha 50.2% - Rama 49.8%, 26 kuti të panumëruara


Në Shqipëri është numëruar pjesa më e madhe e fletëvotimeve nga zgjedhjet lokale të 8 majit.

Bashkia e fundit, pos Tiranës, ku u numëruan të gjitha kutitë, është ajo e Elbasanit, ku fitoi kandidati i Aleancës për të Ardhmen, që udhëhiqet nga Partia Socialiste.

Në Tiranë kanë mbetur për numërim edhe 26 kuti me fletëvotime.

Aktualisht, po kryeson Lulzim Basha, kandidat i Partisë Demokratike, me 50.2%, para kandidatit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që ka 49.8%.

Raportohet se Aleanca për Ardhmërinë, e udhëhequr nga Partia Socialiste në opozitë, ka fituar në 37 Bashki, ndërsa Aleanca për Qytetarin, e udhëhequr nga Partia Demokratike, fitoi në 28 Bashki.
XS
SM
MD
LG