Ndërlidhjet

logo-print

AI: U publikua raporti vjetor për të drejtat e njeriut


Organizata Amnesty International e ka publikuar raportin e saj vjetor për të drejtat e njeriut në botë, me fokus në kërkesat e shtuara për liri dhe drejtësi në gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Me këtë rast u tha se ngritja e mediave shoqërore ka ofruar një mundësi të paprecedent për ndryshime në aspektin e të drejtave të njeriut.

Në raport theksohet fati i mijëra mbrojtësve të të drejtave të njeriut, të cilët janë kërcënuar, burgosur, torturuar ose vrarë, në vendet siç janë Afganistani, Kina, Rusia, Turqia dhe Uzbekistani.

Poashtu, raportohet për përkeqësim të situatës së të drejtave të njeriut në Ukrainë, Bjellorusi, Kirgizi, Irak dhe në Kaukazin Verior rus.

Vendet e Bashkimit Evropian dhe Zvicra janë përmendur si vende që vazhdojnë të kthejnë detyrueshëm romët në Kosovë, në kundërshtim me udhëzimet e Komisionerit të Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut.

“Shumicës së atyre që kthehen i mohohen të drejtat themelore dhe janë në rrezik të diskriminimit kumulativ”, thuhet në raportin e AI-së.

Tek çështja e të pagjeturve, në raport thuhet se Kosova dhe Serbia kanë bërë pak përparim në zbardhjen e fatit të atyre që llogariten sit ë zhdukur që nga lufta e vitit 1999.
XS
SM
MD
LG