Ndërlidhjet

Rebelët libian takime zyrtare në Shtëpinë e Bardhë


Një delegacion i rebelëve të Libisë do të takohen me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë sot në Uashington, ku do të kërkojnë fonde dhe legjitimitet diplomatik në luftën e tyre kundër Muamer Gadafit.

Takimi do të ndodhë një ditë pasi udhëheqësi i Këshillit të rebelëve, Mustafa Abdel Xhalil, është takuar me Kryeministrin britanik, Dejvid Kameron, në Londër, duke siguruar premtimin për më shumë ndihma.

Rebelët i kanë bërë thirrje SHBA-ve, që të njohin lëvizjen e tyre në Libi si qeveri legjitime, dhe të lirojnë disa nga asetet libiane në vlerë të miliarda dollarëve që mbahen të ngrira.

Rebelët që janë duke luftuar kundër forcave të Gadafit për gati tre muaj, tashmë e kontrollojnë Bengazin si dhe lindjen e Libisë. Rebelët, megjithatë, kanë pasur pak sukses në avancimin e tyre drejt Tripolit që kontrollohet nga forcat e Gadafit dhe pothuajse tërë perëndimi i vendit.
XS
SM
MD
LG