Ndërlidhjet

Eshton po qëndron në Bosnje dhe Hercegovinë


Shefja e diplomacisë së BE-së, Kethrin Eshton, po realizon një vizitë befasuese në Bosnjë, e cila ka dështuar të krijojë një qeveri të re që prej zgjedhjeve të përgjithshme që janë mbajtur në tetor të vitit të kaluar.

Eshton pritet te kete takime me zyrtare te larte te Bosnjes dhe Hercegovines, perfshire edhe presidentin e serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik.

Sipas një raporti të përgatitur nga Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjën, Valentin Inzko, Bosnja është në një rrugë të rrezikshme të destabilizimit duke mos pasur një qeveri funksionale, një ekonomi që ka stagnuar dhe një sfidë direkte të shkaktuar nga Republika Serbe rreth Institucioneve gjyqësore të shtetit.
XS
SM
MD
LG