Ndërlidhjet

Pakistan: Rritet numri i viktimave nga sulmet me bomba


Është rritur numri i viktimave në 80 vetë, nga dy sulme me bomba në një qendër stërvitore, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit. Raportohet edhe për 100 persona të tjerë të plagosur.

Sulmet me bomba u bënë në vendin Shabqadar, afër një baze ushtarake, në çastin kur rekrutët po përgatiteshin të largoheshin nga qendra.

Policia tha se është konfirmuar vrasja e 80 njerëzve.

Talibanët e Pakistanit kanë thënë se ata e kanë ndërmarrë këtë sulm në shenjë të hakmarrjes për vrasjen e Osama bin Ladenit, në fillim të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG