Ndërlidhjet

Zbulohen "Dokumentet e Pentagonit"


Qeveria amerikane ka njoftuar sot se do të bëjë publike materialet e njohura si “Dokumentet e Pentagonit“, 40 vjet pasi ato u publikuan në media si dokumente sekrete në lidhje me luftën e Vietnamit.

Arkivi Kombëtarë, depoja amerikane për librat e historisë dhe dokumente të tjera, ka njoftuar sot se në dosjet që tani nuk e kanë më statusin e dokumenteve sekrete, do të ketë mundësi çasjeje duke filluar nga muaji i ardhshëm në librarinë presidenciale, Riçard Nikson, në shtetin e Kalifornisë.

Dosjet që zyrtarisht janë të emëruara, “Marrëdhëniet SHBA – Vietnam, 1945 – 1967: Studim i Përgatitur nga Departmanti i Mbrojtjes”, janë raporte sekrete që në detaje e kanë treguar përfshirjen ushtarake dhe civile amerikane në Vietnam nga viti 1945 – 1967.

Dokumentet, fillimisht ishin publikuar në faqen e parë të Nju Jork Tajmsit në vitin 1971, duke krijuar një skandal të madh dhe të cilët mjaftuan që Presidenti i asaj kohe, Lindon Xhonson, të mos ri-kandidohej për zgjedhje, pasi edhe kundërshtimi i kësaj lufte në opinion ishte rritur.
XS
SM
MD
LG