Ndërlidhjet

Dodik: Referendumi anulohet


Liderishipi serb i Bosnjes ka vendosur që ta anulojë referendumin, organizimi i të cilit kishte nxitur krizë politike në Bosnje.

Lideri i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, i ka njoftuar gazetarët për vendimin pas takimit me Shefen e Diplomacisë së BE-së, Kethrin Eshton, në Banja Lukë, kryeqyteti i entitetit serb të Bosnjes, Republika Serbe.

Ai tha se do ta thërras parlamentin rajonal serb për të anuluar votimin pasi ka marrë garanci nga Eshton se do të trajtohen edhe shqetësimet e serbëve për sistemin juridik të Bosnjes.

Vizita befasuese e Eshtonit në Bosnje realizohet në kohën kur ekziston një çarje në mes të lidershipit të serbëve të Bosnjes dhe përfaqësuesit kryesor ndërkombëtarë në këtë shtet, Valentin Inzko.

Referendumi i planifikuar për muajin e ardhshëm do të pyeste serbët e Bosnjes nëse ata i përkrahin Institucionet qëndrore, të cilat e kanë për detyrë të trajtojnë krimet e luftës, krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Referendumi gjithashtu do të pyeste banorët e Republikës Serbe nëse ata e përkrahin fuqinë e Përfaqësuesit të Lartë që të imponojë ligje dhe të shkarkoj zyrtarët.
XS
SM
MD
LG