Ndërlidhjet

Ukraina përzë dy diplomatë çek


Ukraina ka njoftuar se do të përzë nga vendi dy punonjës në Ambasadën çeke, nga seksioni i atasheut ushtarak, me arsyetimin se ata e kanë shfrytëzuar statusin e tyre diplomatik “që të mbledhin informata që konsiderohen sekret shtetëror i Ukrainës”.

Ministria e Jashtme e Ukrainës i ka dërguar një notë Pragës duke e informuar se vendimi i është dorëzuar të ngarkuarit me punë në Ambasadën çeke në Kijev pasi ishte thirrur në Ministri të Jashtme.

Republika Çeke në muajin janar e kishte zemëruar Ukrainën kur i dha azil politik ish ministrit ukrainas, Bohdan Danilishin, i cili në vendin e tij kërkohej me akuzat për abuzim të detyrës zyrtare.
XS
SM
MD
LG