Ndërlidhjet

Llukashenko: Perëndimi e vrau këngen tonë në Eurovizion


Presidenti bellarus, Aliksander Llukashenko, i ka akuzuar fuqitë perëndimore se për arsye politike, i kanë pamundësuar kalimin në finale të Eurovizionit, këngës nga Bellorusia.

Kënga e këtij shteti e titulluar, “Unë e Dua Bellorusinë“, nuk arriti të mbledhë vota të mjaftueshme që të kalojë në finalen e Eurovizionit e cila do të mbahet të shtunën.

Llukashenko ka akuzuar forca të ndryshme që nuk i ka emëruar se “e kanë vrarë” këngën e tyre në këtë festival.

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione në udhëtim zyrtarëve të këtij shteti pasi Aliksander Llukashenko fitojë mandatin e katërt si President. Kjo ri-zgjedhje e tij nxiti demonstrata të shumta që çoi deri te arrestime masive përfshirë edhe kandidatin e opozitës për President.

Disa nga proceset gjyqësore kundër përfaqësuesve të opozitës janë ende në procesim e sipër.
XS
SM
MD
LG