Ndërlidhjet

Kroacia dhe Kosova nënshkruajnë memorandum për ekonomi


Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë së Kosovës, Besim Beqaj gjatë qëndrimit në Zagreb, ka nënshkruar një memorandum për zhvillim ekonomik me homologun kroat, Gjuro Popijaq.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria kroate përmes një komunikate për media.

Memorandumi do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme ekonomike, veçanërisht në fushën e energjisë.

Komunikata e Ministrisë kroate të Ekonomisë citon të dy ministrat që janë shprehur të kënaqur me memorandumin e nënshkruar.

Sipas të dhënave të fundit, në tremujorin e parë të këtij viti, totali i shkëmbimit të mallrave arrin vlerën 9.1 milionë euro.

Komunikata e ministrisë kroate sqaron se Kroacia ka eksportuar mallra në Kosovë në vlerë prej 8.4 milionë euro, ndërsa Kosova ka dërguar mallra në Kroaci në vlerë prej 700 mijë euro.
XS
SM
MD
LG