Ndërlidhjet

Miçell mund të jap dorëheqje


Agjencitë e lajmeve perëndimore po citojnë zyrtarë amerikan që thonë se i dërguari special për Lindje të Mesme, Xhorxh Miçell, po jep dorëheqje, dy vjet pas emërimit në këtë detyrë.

Largimi i Miçell pritet të komplikojë edhe më procesin e stagnuar të paqes në mes të arabëve dhe izraelitëve.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karnej, ka thënë se Presidenti Barak Obama, “do të lëshojë një komunikatë më vonë për këtë çështje”.

Obama kishte emëruar Miçellin si ndërmjetës të Lindjes së Mesme në administratën e tij në vitin 2009, duke shpresuar se diplomati veteran mund të përdorë aftësitë e tij prej negociatori për konfliktin arabo – izraelit.

Megjithatë, dy vjet pas këtij emërimi, Izraeli dhe palestinezët nuk janë afruar në arritjen e një marrëveshje paqeje, të cilën SHBA-të, shpresojnë të çoi deri në krijimin e dy shteteve që jetojnë krah njëra tjetres.
XS
SM
MD
LG