Ndërlidhjet

Tërmet në Kostarikë


Termeti me fuqinë 6 grad të Rihterit ka goditur sot Kostarikën, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga Instituti gjeologjik amerikan. Në këtë moment nuk ka asnjë lajm rreth dëmeve apo viktimave të mundshme që mund t’i ketë shkaktuar tërmeti.

Dridhja e tokës ka nxitur panik në mesin e banorëve të vendit ku gjendet epiqendra, 25 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, San Hoze, njofton Rojters.

Mediat lokale raportuan se tërmeti u ndje fuqishëm veçanërisht në pjesën e vendit, e cila shtrihet përgjatë bregut të Paqësorit.
XS
SM
MD
LG