Ndërlidhjet

Gjermania e 2020-ës, 1 milion vetura elektrike


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se qeveria e saj dëshiron të shohë një milionë vetura elektrike nëpër rrugët e Gjermanisë deri në vitin 2020.

Ajo gjithashtu ka thënë se dëshiron që Gjermania “të jetë udhëheqëse e tregut në këtë çështje dhe në furnizimin për levizshmëri elektrike”. Merkel ka parashikuar cakun prej 6 milion veturave elektrike deri në vitin 2030.

Ajo ka thënë se masat e këtilla do të ndihmonin në rënien e transmetimit të gazit dhe të zvogëlojë nevojshmërinë gjermane për naftë.

Megjithatë, ajo tha se sfidat kryesore për të pasur më shumë vetura elektrike nëpër rrugët e këtij vendi mbetët zhvillimi i baterive elektrike të veturave dhe krijimi i kushteve të veçanta për veturat e tilla, sidomos krijimi i rrjetit të pompave mbushëse.
XS
SM
MD
LG