Ndërlidhjet

Abaz do të jap dorëheqje nëse krijohet shteti palestinez


Presidenti palestinez Mahmud Abaz, në një intervistë të botuar të shtunën la të kuptohet që ai mund të japë dorëheqje gjatë këtij viti, në qoftë se e plotëson objektivin e tij politik, që përfshinë edhe krijimin e një shteti palestinez.

"Kur unë jam zgjedhur, programi im ka qenë: më shumë siguri, zhvillim ekonomik dhe social, arritja e pajtimit ndër palestinez dhe pastaj pavarësia e vendit tim," tha ai duke shtuar se "këtë vit është e mundur për ta arritur këtë."

"Pastaj unë do të dal në pension", ka thënë Abaz në një intervistë dhënë gazetes italiane La Repubblica.

Ai përsëriti nëse nuk ka përparim në bisedimet e paqes me Izraelin, të cilat janë të ngrira që nga shtatori, palestinezët në mënyrë të njëanshme do të kërkojnë njohjen e shtetësisë nga Kombet e Bashkuara në shtator.

Abaz u zgjodh president i autoritetit palestinez në vitin 2005.
XS
SM
MD
LG