Ndërlidhjet

NATO nuk mund të konfirmojë viktimat civile në Libi


NATO thotë se nuk mund të konfirmojë nëse janë vrarë civilë apo jo gjatë sulmeve ajrore në qytetin lindor të pasur me naftë në Libi, Brega. NATO ka shprehur keqardhje “për jetërat e humbura nga civilët e pafajshëm”, kurdo që ndodhë një gjë e tillë.

Përmes një deklarate të bërë publike në Bruksel, NATO ka thënë se ndërtesa që është goditur gjatë sulmeve të fundit ishin “qartësisht të identifikuara si qendra të kontrollit dhe komandos”.

Qeveria libiane ka akuzuar NATO-n për vrasjen e 11 klerikëve mysliman që sipas njoftimit të tyre kanë qenë të mbledhur në ndërtesën e goditur nga NATO për tu lutur për paqe.

Ndërkohë , lideri i Libisë, Muamer Gadafi, ka deklauar se ai është në një vend ku NATO “nuk mund ta arrij atë”.
XS
SM
MD
LG