Ndërlidhjet

logo-print

Azerbajxhani fitues i Eurovizionit 2011


Azerbajxhani e ka fituar Festivalin e Kënges Evropiane, Eurovizion, për vitin 2011, duke e zënë vendin e parë me një këngë dashurie në garën në të cilen morrën pjesë 43 shtete.

Eurovizioni i këtij viti është shikuar përmes ekranit të televizionit prej 100 milion personave ndërsa u mbajt në qytetin gjerman Dyzeldorf.

Eldar Gasimov dhe Niga Xhamal fituan me duetin, “Running Scared”.

Kjo është hera e parë që ky shtet fiton në këtë garë. Italia zuri vendin e dytë derisa Suedia doli e treta në festivalin që u mbajt mbrëmë për 56-ën herë më radhë.

Festivali evropian i këngës deri më tash është parë si pikënisje e karrierave ndërkombëtare në muzikë. Grupi i njohur ABBA u bë i famshëm pas fitores në vitin 1974 me këngën, "Waterloo", ndërsa këngëtarja kanadeze, Selinë Dion, e fitoi Eurovizionin në vitin 1988 duke kënduar për Zvicrën.
XS
SM
MD
LG