Ndërlidhjet

Veterani rus paralajmëron perëndimin për Afganistanin


Udhëheqësi i Unionit të Veteranëve rus të luftës së Afganistanit, ka thënë se dhuna do të rritet në Afganistan nëse forcat ndërkombëtare do të tërhiqen nga ky shtet.

Veterani rus i luftës, Franc Klinceviq, i cili ka shërbyer si kolonel gjatë luftës së sovjetikëve në Afganistan, gjatë viteve të 80-ta, i ka thënë Rojtersit se “menjëherë kur amerikanët dhe evropianët të largohen, talibanët do të sulmojnë gjithçka.

Klinceviq i cili është edhe deputet në parlamentin rus, i ka kritikuar SHBA-të se kanë dështuar të mësojnë nga përvoja ruse në Afganistan para se t’ia nis luftës në vitin 2001.

Moska ende vuan pasojat e luftës 10 vjeçare në këtë shtet, në të cilin pothuajse 15 mijë ushtarë sovjetik humbën jetën derisa sovjetikët u tërhoqën në vitin 1989.
XS
SM
MD
LG