Ndërlidhjet

Hakebi nuk garon për President të SHBA-ve


Majk Hakebi, ish guvernatori i shtetit jugor amerikan të Arkanzasit, ka thënë sot se ai nuk do e fillojë një fushatë të dytë për të fituar nominimin si kandidat për President të SHBA-ve.

Republikani Hakebi, ka bërë këtë njoftim në televizionin amerikan, Fox.

Vendimi i Hakebi edhe më tutje lë partinë Republikane pa një kandidat të fortë i cili do të përballej me Presidentin Barak Obama, përkrahja për të cilin është rritur që prej vrasjes së Osama bin Ladenit.

Majk Hakebi, një konservator i njohur, rregullisht gjendet në nivele të larta të popullaritetit në nivelin kombëtar.
XS
SM
MD
LG