Ndërlidhjet

Tiranë: Fillon mbledhja e KQZ-së, rezultati pas 48 orëve


Mbledhja e Komisionit Qëndror Zgjedhor të Shqipërisë e paralajmëruar për sot ka nisur ndërsa në të do të diskutojnë procesverbalet e 11 minibashkive të Tiranës pas numërimit të gjitha kutive të votimit.

Megjithatë, edhe pas kësaj mbledhje nuk do të publikohet rezultati final, pasi siç ka informuar kryetari i KQZ_së, Arben Ristani, ky rezultat do të bëhet publik pas 48 orëve.

Menjëherë pas numërimit të kutive të fundit të votave, mbrëmë kreu i socialistëve, Edi Rama, është paraqitur para mediave duke e quajtur vetën fitues, pasi, siç ka thënë ai, ka marrë 10 vota më shumë se sa kundërkandidati demokrat, Lulzim Basha.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në anën tjetër kishte bërë thirrje për qetësi dhe për të pritur rezultatin e final të KQZ-së.

Kandidati demokrat, Basha, dje ka thënë se edhe ai pret rezultatin zyrtar, mirëpo do ta njoh çdo rezultat të KQZ-së ndërsa të njejten gjë e pret edhe nga udhëheqësi i socialistëve, Rama.
XS
SM
MD
LG